LIERAC MESOLIFT SERUM 30ML
Laboratorët Lierac janë frymëzuar për teknikën dermatologjike të mezoterapisë së fytyrës dhe kanë zhvilluar kokteilin Mésolift, i përbërë nga të njëjtët principe aktive të përdorur zakonisht si vitamina (A,C,E,B5,B6), minerale (hekur,kalcium,magnez,zink,mangan, bakër) e acid hialuronik për të mobilizuar indet në thellësi, rimbushur, ndriçuar e hidratuar lëkurën.
Linja “Mesolift” përbën ndërhyrjen e parë kozmetike kundër lodhjes së lëkurës. Serum freskues multivitaminik reflektues i ndriçimit ka veprim rivitalizues, energjizues, hidratues për të gjitha llojet e lëkurës.
- Kokteil Mésiloft 15%
- Vitamina (vitamin A,B5,B6,C,E): antioksiduese, ristrukturuese, reflektuese të ndriçimit
- Minerale(Hekur, Kalcium, Magnez, Baker, Mangan, Zink ): të nevojshëm për metabolizmin qelizor
- Alfa – hidroksiacide agrumesh 0,5%: stimulojnë rinovimin qelizor
- Ekstrakte të Portokallit të kuq: energjizues
Mënyra e përdorimit:
Të përdoret vetëm ose nën trajtimin e përditshëm, në mëngjesdhe/ose në darkë në cikle prej të paktën 4 javë ose gjatë të gjithë vitit për një “remise en forme” (rikthim në formë) totale të lëkurës.