LIERAC GEL DOUCHE SENSORIELLE 150ML
Laboratorët Lierac propozojnë një itinerar sensoriel dhe olfaktiv nëpërmjet 4 trajtimeve që sigurojnë 24 orë hidratim dhe një lëkurë mrekullisht më të bute. Alkimia e lartë e trajtimeve Les Sensorielles risjell pastërtinë e ngjyrës së bardhë, loja e teksturave origjinale premton një kënaqësi olfative unike për një ndjesi mirqënieje. Këto formula posedojnë veti ristrukturuese, antioksiduese dhe relaksuese për një hidratim të cilësisë së lartë.
GARDENIA: origjinale e pyjeve tropikale të jugut të Japonisë, i jep origjinë vibracioneve të mira shpirtërore dhe tërheq influencat e dobishme. E pasur në vajra esencialë, gardenia është tonifikuese dhe zbutëse për lëkurën.
CAMELIA: origjinale e Kinës, simbolizon bukurinë e përkryer dhe shpreh natyralisht pastërtinë e formave të saj dhe të ngjyrave. Vaji i Camelias është i pasur në acide yndyrore esencialë me veti mbrojtëse, ushqyese, ristrukturuese dhe zbutëse. I dhuron bukuri flokëve dhe shkëlqim lëkurës. Ky vaj eviton dehidratimin e lëkurës dhe lufton kundër plakjes së parakohshme të saj.
XHELSOMIN: Është një pemë e vogël me lule të parfumuara origjinale të Indisë. Flavonoidet e Xhelsominit r forcojnë mbrojtjen natyrale të lëkurës duke e mbrojtur falë efekteve të saj anti-oksiduese dhe anti-inflamatore.
Ky xhel me origjinë vegjetale pa sapun transformohet në një shkumë të hollë dhe de– likate në kontakt me lëkurën për një pastrim ultra delikat. Lëkurë shfaqet e ëmbël dhe butësisht e parfumuar.
Përbërja:
- Ekstrakte të luleve të bardha (Xhelsomin, Gardenia, Camelia): anti-oksiduese, ristrukturuese dhe qetësuese
- Glicerinë 2%: hidratuese