LIERAC MASKE PURETE 50ML
Maskat, falë mënyrës së tyre të përdorimit dhe përqendrimit të lartë në principe aktivë, përfaqësojnë një ritual bukurie të domosdoshëm për të shoqëruar dhe për të rritur efikasitetin e trajtimeve të përditshme. Një maskë mund të eksfoliojë, purifikojë, hidratojë, ushqejë, qetësojë dhe përdoret me një frekuencë të caktuar, në funksion të nevojave të lëkurës.
Lierac propozon maskë me argjilë të përdorura prej shekujsh për funksionet e tyre të jashtëzakonshme. Argjilat janë pluhura natyralë ekstremisht të pasuruar në kripëra minerale dhe oligo-elemente. Bëhet fjalë për pjesëza shumë të imëta të materialeve me prejardhje nga degradimi i shkëmbinjve të silicit si rezultat i erozionit apo ndryshimeve klimaterike. Argjilat janë të ngjyrave të ndryshme dhe me efekte specifike.
Maskë ideale për lëkurë nga mikse në të yndyrshme. I jep lëkurës një ndjenjë pastërtie të thellë dhe redukton shkëlqimin e lëkurës në zonat më të pasura me yndyrë (zona “T”).
Përbërës aktiv:
- Argjilë Jeshile: veti përthithëse dhe purifikuese
- Ekstrakte Lime: astringjente, rifreskuese dhe purifikuese
- Ekstrakte Anice Stellato: antibakterial dhe anti-inflamator
- Pluhur Kaoline 10%: matifikues
Mënyra e përdorimit:
Aplikoni një shtresë të mjaftueshme në lëkurë të thatë, duke shmangur zonën përreth syve. Të lihet rreth 10 minuta e pastaj të shpëlahet me ujë të vakët. Të aplikohet 1 ose 2 herë në javë në funksion të nevojave të lëkurës.