MILUPA APTAMIL 3 LATTE 400G
APTAMIL PRONUTRA ADVANCE 3- Formulë qumështi e rritjes 400gr Bazuar në 40 vjet kërkime shkencore dhe frymëzuar nga nevojat e bebeve, ne krijuam formulën e gjeneratës së ardhshme Pronutra ADVANCE.Formulë e patentuar e gjeneratës së ardhshme, që kombinon përzierjen tonë unike të elementeve me proçesin tonë unik. Ajo është e përgatitur posaçërisht për të mbështetur sistemin imunitar të vogëlushit tuaj. Është përshtatur sipas nevojave të femijës së kësaj moshe për minerale të veçanta si hekuri dhe zinku. Aptamil 3 është i përshtatshëm për moshën 12 muaj (1 vjeç) e lart dhe përdoret si pjesë e një diete të balancuar e të larmishme.
Përmban Vitamina C & D të cilat kontribojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Përbërësit:
- Perzierje unike prebiotikesh (scGOS/lcFOS) dhe postbiotikesh (HMO 3”GL);
- LCPUFA (zinxhir i gjate acidesh yndyrore shumefishe te pangopura);
- proteina;
- vitamina;
- antioksidante;
- hekur;
- calcium dhe minerale te domosdoshme per rritjen e shendetshme te bebes (ne sasite dhe raportet e duhura).
- Alergjene: qumeshti, peshku, soja.
Perdorimi:
1. Lani duart dhe sterilizoni te gjitha mjetet.
2.Zjeni ujin dhe lereni te ftohet deri ne 40° dhe matni sasine e ujit qe duhet
(sipas udhezimit) ne shishen e sterilizuar.
3. Perdorni vetem lugen dozuese brenda kutise. Per te matur sakte pluhurin sheshoni sasine e tij me nje thike te paster.
4.Shtoni sasine e duhur te pluhurit ne shishe sipas udhezimeve.
5.Mbylleni shishen dhe tundeni fort, vertikalisht per 10 sekonda. Levizja rrotulluese nuk mjafton.
6.Ftojeni ne uje te rrjedhshem.Kontrolloni temperaturen e qumeshtit tek kyci i dores (rreth 37°). Ushqejeni femijen menjehere brenda 1 ore.