AVENE CICALFATE EMULSION 40ML
Teknologjia e avancuar favorizon riparimin e shpejtë të lëkurës dhe është e përshtatshme si për lëkurën e ndjeshme të të rriturve ashtu edhe per atë të fëmijëve dhe bebeve. Efikasiteti specifik i përbërësve i japin fuqi mbuluese, qetësuese dhe riparuese. Formë e lehtë dhe transparente, jo e yndyrshme dhe që nuk ngjit, qetëson irritimet, skuqjet dhe ndjesinë e nxehtësisë së lëkurës pas akteve dermatologjike të sipërfaqshme si laser ose peeling
- Sucralfate riparon dhe mbron lëkurën e dëmtuar duke e izoluar nga dëmtues të jashtëm
- Kompleksi bakër-zink me efekt anti-bakterial krijon mjedis të përshtatshëm duke ndihmuar rigjenerimin
- Ujë Termal Avene qetësues dhe anti-irritues
- Pa parfum, pakonservues, pa alkool
Përdorimi: Aplikohet jo më pak se 2 herë në ditë mbi lëkurë të pastruar dhe të thatë, menjëherë pas aktit dermatologjik dhe deri në riparimin e plotë të lëkurës