OLIVOS PERFUMES GIFT SET AMAZON FERSHNESS
Një dhuratë mjaft elegante për të dashurit tuaj. Seti me katër produkte përmban dy sapunë të plotë dhe dy sapunë kokrrizorë që ju ushqejnë dhe mrekullojnë në të gjitha kuptimet. Bëjani këtë dhuratë kaq luksoze dhe cilësore vetes ose njerëzve tuaj të dashur. Aroma frymëzuese e sapunëve “Amazon Freshness” do t’ju falë freskinë në çdo banjë që bëni. Sapuni kokrrizor do t’ju magjepsë dhe relaksojë gjatë seancave të banjës nëse e hidhni në vaskë. Sapunët kokrrizorë mund t’i mbani edhe në gardërobë që t’ju jepni rrobave aromë freskie dhe në makinë. Gjithashtu mund ta përdorni në seancat e manikyrit dhe pedikyrit për të ushqyer dhe trajtuar duart dhe këmbët.
100% organike dhe vegane.
Pa ngjyrues, pa sulfate, pa paraben, pa gluten.
Hipoalergjike.
Jo e testuar ne kafshe.