AFTA FORT GEL *20ML
Aftafort gel ndihmon për të shëruar mukozën e gojës nga dëmtimet, infeksionet, skuqje të gingivave, afta dhe ulcerat e mukozës së gojës.
Aftafort gel përdoret në:
- Afta dhe stomatite aftoze, lezione të vogla
- Ulcera të gojës
- Në dëmtimet nga protezat e gojës
Aftafort gel:
- Qetëson, shëron, dhe mbron
- Formon një shtresë mbrojtëse në plagë
- Redukton dhimbjen dhe inflamacionin
- Rigjeneron mukozën
- Lufton mikrobet pathogjene
Aftafort gel nuk përmban alkol dhe nuk lë ngjyrë.
- Mbrojtja
Ekstrakti i Cotinus coggygria dhe maltodextrina krijojnë një barrierë mbrojtëse duke mbrojtur zonën e dëmtuar dhe duke ndihmuar në shërim.
- Dhimbja dhe inflamacioni
Shtresa mbrojtëse e maltodekstrinës qetëson dhimbjen dhe inflamacionin.
Ekstrakti i liquoricias (Glycyrrhiza glabra) përmban një substancë e cila redukton infamacionin dhe lehtëson dhimbjen.
- Rigjenerimi
Ekstrakti i Sea Buckthorn (Hippophae rhamnoides) përmban shumë vitamina (A, B, C, K, P) dhe vaj vegjetal. Ai mundëson hidratimin dhe shërimin e mukozës.Kontribuon në përtëritjen qelizore.
Acidi Ialuronik është esencial për rigjenerimin e shpejtë të mukozës së gojës.
Maltodextrina ndihmon në shërimin e mukozës dhe proliferimin e epitelit.
- Efekti antimicrobial kundër pathogjeneve
Chlorhexidine digluconate është një antiseptik me spektër të gjerë antimikrobial e cila ngjitet në mukozën e gojës duke na dhënë një mbrojtje bakteriale të zgjatur disa orë pas aplikimit. Chlorhexidina ndalon rritjen e florës bakteriale pathogjene,redukton formimin e plakës bakteriale dhe pengon inflamacionin në kavitetin e gojës.
Ekstrakti i liquoricias (Glycyrrhiza glabra) ka mundësi që të kundërveprojë kundër viruseve DNA dhe RNA . Virusi DNA , herpes është shkaktari kryesor i ulcerave të gojës.
Ekstrakti i Sumac (Cotinus coggygria) përmban tanina(galotannins) të cilat bllokojnë protoplazmën e mikrobeve pathogjene.
Mënyra e përdorimit: Aplikohet 3-4 herë në ditë ,masazh i gingivave të paktën një orë para ngrënies.