CURASEPT AFTE RAPID PROTECTIVE GEL DNA *10ML
Aftet janë një nga tipet më të zakonshme të lezioneve të mukozës orale. Në formimin e tyre ndikojnë disa faktorë si: stresi, lodhja e tepërt mendore dhe fizike, disa alergji dhe mungesat e disa vitaminave.
Linja CURASEPT AFTE RAPID është e indikur në rastet:
- e afteve, stomatiteve aftoze ose afteve difuze
- e lezioneve të shkaktuara nga aparatet ortodontike,protezat,nderhyrjet kirurgjikale
- e infeksioneve virale, mykotike ose bakteriale
- e patologjive kronike të lidhura me ulje të imunitetit
Përmbajtja:
- Kompleksi DNA/RNA – ndihmon në rigjenerimin qelizor në zonën ku është vendosur afte
- Acid Hialuronik – redukton inflamacionin në zonë dhe ndihmon rigjenerimin qelizor
Xheli paradontal mbron zonën aftoze dhe ndihmon në largimin e dhimbjes. I përshtatshëm për aftet e lokalizuara dhe për një veprim më të lokalizuar tek to. Ndihmon izolimin e afteve dhe redukton mundësinë për irritime të mëtejshme.
Indikohet më tepër në aftet e lokalizuara, stomatitet aftoze, lezionet nga aparatet ortodontike, mungesa e vitaminave, stomatite të shkaktuara nga kimioterapia ose radioterapia.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet një sasi e vogël xheli direkt tek aftet nëpërmjet aplikatorit të përfshirë në paketim 2-3 herë në ditë. Nuk shpëlahet dhe nuk duhet të konsumohen pije ose ushqim deri në 1 orë, pas aplikimit.