SI MUND TË BËJMË FORCIMIN E FLOKËVE NËPËRMJET TRAJTIMEVE PËRFORCUESE?

Përkujdesja ndaj flokëve është tepër e rëndësishme dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në të dukurit bukur dhe të kuruar. Personat që kanë problematika janë gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve që ofrohen për trajtimin e dobësisë dhe rënies së flokëve.
Flokët e hollë dhe që bien kanë nevojë të trajtohen me produkte përforcuese dhe kundër rënies.

Shkaqet e rënies së flokëve

Rënia e flokëve mund të shkaktohet nga disa faktorë:
• Kequshqyerja
• Faktorë gjenetikë
• Stresi
• Përdorimi periodik i shampove dhe balsameve shumë agresivë

Ushqyerja, cilat ushqime duhen konsumuar

Ushqyerja luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin e rregullt të organizmit tonë. Dietat e pasura me vitamina dhe minerale ndikojnë pozitivisht dhe në shëndetin e flokëve.
Rol të rëndësishëm luajnë vitamina A, C dhe E të cilat gjenden në farat e kungullit, orizi, arra, bizele, rrepa, soja, veza, peshku dhe kosi.

Zgjedhja e shampove dhe balsamave jo agresive

Së pari duhet të kemi parasysh zgjedhjen e shampos që i përshtatet llojit të flokut dhe skalpit. Duhet të përdoren shampo ushqyese në rastet e flokëve dhe skalpit të thate ose një shampo riforcuese për flokë të dobët dhe që këputen.
Gjithashtu duhet të bëhet kujdes në mënyrën si lahen flokët. Nuk është e nevojshme larja e flokëve çdo ditë. Pas larjes duhët të bëhet tharja me peshqir duke I tamponuar dhe jo duke I fërkuar. Gjatë përdorimit të tharëses nuk duhet të përdoret ajri shumë i nxehtë por në nivelin e mesëm.

Si mund t’i forcojmë flokët?

Më poshtë kemi bërë një sugjerim për një shampo dhe integrator që ndihmojnë në forcimin e flokëve dhe pengojnë rënien e tyre.

Produktet e rekomanduara ne kete artikull

-20%
KY PRODUKT NUK ESHTE ME NE GJENDJE
Original price was: 2,400.00 L.Current price is: 1,920.00 L.
-20%
Original price was: 5,000.00 L.Current price is: 4,000.00 L.
-20%
Original price was: 4,300.00 L.Current price is: 3,440.00 L.