LIERAC DEMAQUILLANT MOISTURIZING LOTION 200ML
Locioni hidratues Lierac është e përbërë me ingredientë 98% me origjinë natyrale. Ky locion largon papastërtitë dhe mbetjet e make-up duke hidratuar dhe zbutur lëkurën. Kompleksi i prebiotikëve marinë ndihmon në ruajtjen dhe përforcimin e mikrobiomës natyrale të lëkurës. E pasur me acid Hialuronik me efekt zbutës dhe mbushës në lëkurë.
Tekstura e lehtë në trajtë xheli shkrihet në lëkurë dhe përthithet duke e lënë lëkurën të hidratuar. Lëkura mbetet e pastër dhe gati për trajtimet e tjera.
E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave dhe ato sensitive.
Produkt vegan dhe i testuar dermatologjikisht.
Principet aktive:
Kompleks prebiotik me veprim përforcues dhe ushqyes për mikrobiomën natyrale të lëkurës:
- Ujë deti i pasur në minerale esenicale për mikrobiomën e lëkurës.
- Alga jeshile dhe kafe të pasura me sheqerna dhe aminoacide të cilat çlirojnë karbon dhe nitrogjen të nevojshme për ushqyerjen e mikrobiomës.
- Sheqerna që ndihmojnë në ruajtjen e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e mikrobiomës.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në mëngjes dhe darkë me anën e një diskete pambuku në gjithë lëkurën e fytyrës duke shmangur zonën rreth syve.