KOLESTEROLI I LARTË? LE TË ZBULOJMË BASHKË VETITË E ORIZIT TË KUQ NË HIPERKOLESTEROLEMI

Cfarë është orizi i kuq i fermentuar?
Orizi i kuq i fermentuar përmban Monacolina K, një substancë me një strukturë shumë të ngjashme me atë të lovastatinës, një medikament i cili i përket klasës së statinave, klasa e përzgjedhur më së shumti për trajtimin e kolesterolit të lartë.Orizi i kuq i fermentuar nuk është asgjë tjetër përvecse oriz komun (Oryza sativa) i fermentuar nga disa shtame Monascus purpureus, të quajtura edhe maja të kuqe për shkak të ngjyrës që kanë. Gjatë fermentimit këto maja pasurohen me monakolina, një grup substancash të njohura për veprimin hipolipimizues
Orizi i kuq i fermentuar dhe kolesteroli
Mekanizmi me të cilin orizi i kuq është i aftë të reduktojë nivelet e kolesterolit në gjak nuk është ende totalisht i qartë. Aktiviteti hipilipimizues i këtij produkti natyral duket të jetë më i lartë se i lovastatinës, me shume mundësi për shkak të veprimit sinergjik të përberësve të orizit të kuq të fermentuar. Produktet me permbajtje orizi të kuq janë të klasifikuar si integratorë apo shtesa ushqimore por jo medikamente. Si rrjedhojë, ndryshe nga statinat e sintetizuara, të cilat duan gjithmonë përshkrimin nga mjeku, këto mund të blihen në farmaci pa patur nevojë për një recetë. Produktet natyrale në fakt në shumicën e rasteve janë pa efekte anësore, për më tej që kolesteroli është një faktor risku shumë i lartë për sëmundjet kardiovaskulare dhe nuk duhet nënvlerësuar.
Oriz i kuq si zgjedhje primare:po apo jo?
Ekuacioni që përdorim zakonisht produkt natyral=siguri nuk vlen këtu. Për një patologji të rëndësishme si hiperkolesterolemia duhet evituar zgjidhja me produkte natyrale apo shtëpiake dhe ti drejtoheni menjëherë mjekut.
Preparatet me oriz të kuq të fermentuar janë lehtësisht të aksesueshme, nuk duan recetë mjekësore, por nuk duhen marë me lehtësi. Është gjithmone e këshillueshme të marësh këshillen e mjekut për përdorimin e tyre ose të farmacistit.
Më poshtë gjeni të renditur integratorët me oriz të kuq që gjënden në farmacitë tona:

KY PRODUKT NUK ESHTE ME NE GJENDJE

Integratorë

BERBERED PLUS *20 CPR

1,500.00 L