ALKOOL BORIK*2.5% 10ML
Acidi borik ka veti bakteriostatike dhe fungistatike të dobëta. Tretësira e tij alkoolike (në
alkool të holluar) ka efekt analgjezik në otalgjitë. Alkool Borik – tretësirë me pika për vesh përdoret si analgjezik dhe antiseptik në
otalgjitë.
Në veshin e sëmurë pikohen disa pika tretësirë (2 – 5 pika) dhe në vesh vihet një tampon
pambuku. Pas 1 – 2 orësh pikimi i tretësirës mund të përsëritet dhe vazhdohet kështu
derisa dhimbja të pushojë.