ALORA x 2OTAB
Sedativ
Ekstrakti i Lule sahatit është një bar sedativ, i cili përftohet nga bima natyrale e quajtur lulja e sahati ose Passiflora incarnata.
Ndër lëndët vepruese që përmban ekstrakti i lule sahatit përmenden një grup alkaloidesh të tillë si harman, harmol, harmalinë (hallucinogjen), herminë, harmalol dhe aribinë, dhe disa flavonoide si viteksina dhe orientina.
Ekstrakti gjithashtu përmban apigeninë e cila është përgjegjëse për veprimin antispazmodik.
Këto lëndë kanë një veprim kompleks mbi sistemin nervor dhe shkaktojnë efekte sedative (qetësuese), hipnotike (gjumëdhënëse), analgjezike (kundërshtojnë dhimbjen), anksiolitike (heqin ankthin) dhe antispazmodike (Iëshojnë spazmat).
Me qenë se ekstrakti natyral i Iule sahatit nuk shkakton varësi dhe efekte të padëshiruara, ai është më i sigurtë se qetësuesit dhe barbituratet.
ALORA tableta e veshur me film indikohet për trajtimin simptomatik të gjëndjeve të mëposhtme:
- gjendje ankthi, çrregullime të gjumit, nervozizëm, distress, depresion i formës së lehtë (minimal);
- çrregullime gastrointestinale dhe kardiovaskulare me natyrë nervore;
- hipertension për shkak të hiperaktivitetit simpatik;
- gjendje nervozizmi dhe agjitimi të gjeneralizuara ;
- gjendje nervozizmit që shoqërojnë menstruacionet dhe menopauzën.
DOZIMI DHE MËNYRA E PËRDORIMIT
Të rriturit dhe të rinjtë me moshë mbi 12 vjeç:
- Për efekte sedative përgjatë gjithë ditës, këshillohet marrja nga goja e një doze 100mg, tre herë në ditë, përpara vakteve ushqimore.
- Për trajtimin e çrregullimeve të gjumit, këshillohet marrja nga goja e një dozë 200-300mg, një herë në ditë, një orë përpara gjumit.