AMINOGAM GEL*15ML
Xhel ndihmes ne proceset e rigjenerimit te mukozes orale
Efikasitet permes shpejtesise dhe sigurise maksimale
Mekanizmi i veprimit:
Aminogam vepron permes:
– Veprimit mekanik mbrojtes
– Ruajtjes se kushteve ideale te lageshtires
Indikacionet terapeutike
Perdoret si ndihmes i proceseve rigjeneruese te mukozes orale ne:
– Kirurgjine orale (mbrojtje e plageve kirurgjikale dhe suturave)
– Kirurgjine ekstraktive (rigjenerim I alveolave dhe parandalim I alveolitit post-ekstraktiv)
– Kirurgjine rigjenerative, paradontale dhe implantuese
– Kirurgjine minore dhe madhore ma lazer
– Traumat ortodentike dhe nga protezat
– Mbrojtjen e monkonit vital ne pacientet me proteza fikse dhe mbindjesheri te dentines
– Lezionet ulcerativo-buloze te mukozes orale me origjine te ndryshme (autoimune vaskulare infektive)
Kunderindikacionet
– Mbindjeshmeria ndaj perberesve te produktit
– Nuk jane verejtur fenomene te mbidozimit
– Nuk jane verejtur efekte anesore
– Nuk jane verejtur nderveprime me barna te tjere
Aminogam eshte nje produkt qe karakterizohet nga nje tolerance e larte, megjithate rralle jane verejtur reaksione te tipit lokale dhe fenomene te mbindjeshmerise,qe eleminohen ne menyre spontane.
Papajtueshmeria
– Produkti tolerohet edhe ne rast dhenie se bashku me barna anti-inflamatore
– Edhe pse nuk jane verejtur efektet anesore gjate shtatezanise dhe ushqyerjes me gji produkti mund te perdoret ne keto raste vetem sipas udhezimit te mjekut
Menyra e perdorimit
– Lani mire duart perpara cdo perdorimi
– Aplikoni nje sasi xheli mbi mukozen e demtuar,masazhojeni bute me nje gisht duke realizuar shperndarjen e produktit mbi siperfaqen e prekur.
Perserisni trajtimin pas cdo vakti kryesor te ushqyerjes pasi te keni siguruar me pare nje higjene korrekte orale. Trajtimi mund te vazhdoje per 3-4 jave deri ne eleminimin e simtomave. Perdorimi mbi 30 dite I produktit duhet te realizohet vetem nen kontrollin e mjekut.
– Keshillohet qe te mos perdoren ushqime,pije ose shpelarje te gojes per te pakten 1 ore pas aplikimit te aminogam.
Kujdesi gjate perdorimit
– Te mos perdoret ne rast se konfeksioni eshte i hapur ose i demtuar
– Te mos perdoret mbas dates se skadences te shenuar ne kuti
– Tubeti duhet te mbyllet mire pas perdorimit
– Mbajeni larg lageshtires dhe nxehtesise
– Mbajeni larg vendeve te arritshme nga femijet
– Te mos sterilizohet
– Per perdorim te jashtem
Perberja
Uje i purifikuar, Sodium hialuronat, Glicine,L-Proline, L-Leucine, L-Lizine, HCL, Metilparahidroksibenzoat, Propilparahidroksibenzoat, Sorbitol, Polivinilpirolidon, Sodium hidroksid, Glikolpropilenik, EDTA tetrasodik.