APROPOS RINO DEFENCE SOL HIPERTONIK UJE DETI 125ML
Linja Rino Defens ndihmon në lirimin natyral të hundës nga sekrecionet e tepërta, duke i dhuruar lehtësim të menjëhershëm. Veprimi sinergjik i substancave natyrale kryen një veprim të rëndësishëm zbutës dhe qetësues. Falë KOMPLEKSIT BARRIERE HXG PROPOLI, krijon një film mbrojtës mukoadeziv me efekt barrierë i cili hidraton dhe mbron mukozën e hundës nga sulmi i agjentëve të jashtëm.
Falë oligo-elementëve natyrale të ujit të detit të Ligurias, ky spray i nebulizuar është një solucion hipertonik me veprim zhbllokues në mukozën e hundës dhe fluidifikues të mukusit të trashur në rast të ftohjes, sekrecioneve të shtuara apo rinosinusiteve alergjike. Ndihmon në eleminimin e mukusit të dendur duke liruar hundën nga agjentët alergjikë (polenat,pluhurat).
Kryesisht i indikuar për përdorim të përditshëm tek të rriturit, të sapolindurit dhe fëmijët mbi dy muajsh.