Biberonët qetësues Philips Avent Ultra Soft Nighttime janë krijuar për kujdes maksimal ndaj lëkurës së ndjeshme të foshnjës. Falë mburojës së butë dhe fleksibël që përshtatet me format natyrale të fytyrës, ato ndihmojnë në reduktimin e irritimeve dhe shenjave në lëkurë, duke ofruar rehati të vazhdueshme gjatë përdorimit.
Me dizajn ortodontik dhe silikon të butë, këta biberonë mbështesin zhvillimin natyral të gojës dhe ndihmojnë foshnjën të qetësohet më lehtë. Kapaku që ndriçon në errësirë e bën të lehtë gjetjen gjatë natës, ndërsa materialet 80% me bazë bimore i bëjnë një zgjedhje më të sigurt dhe më miqësore me mjedisin.
- Mburojë e butë dhe fleksibël që redukton irritimet e lëkurës
- Dizajn që ndjek format natyrale të fytyrës së foshnjës
- Formë ortodontike për zhvillim natyral të gojës
- Silikon i butë (food-grade), i qëndrueshëm dhe i sigurt
- 98% pranueshmëri nga foshnjat
- Ndihmon në krijimin e rutinave të gjumit
- Kapak që ndriçon në errësirë (nighttime)
- Pa BPA, BPS dhe substanca të dëmshme
- 80% materiale me bazë bimore
- Kuti që shërben edhe si sterilizues (mikrovalë) (
Karakteristika
- Materiali: Silikon 100% i përshtatshëm për ushqim + 80% materiale me bazë bimore
- Mosha: 6–18 muaj
- Sasia në paketë: 2 copë
- Përfshin: 2 biberonë + kuti sterilizuese



