BRUFEN EFFECT 400MG* 20BUSTINE
Ibuprofeni është një nga barnat më shpesh të përdorur OTC (i cili mund të merret pa recetën e mjekut) për lehtësim efektiv të dhimbjeve.
Ibuprofeni indikohet për trajtimin afatshkurtër simptomatik të:
- Dhimbjeve të lehta deri të moderuara, siç janë dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore
- Temperaturës së lartë