CANESTEN*0.01G/ML 20ML LOCION
Canesten locion anti-mykotik permban Klotrimazol.
Produkti mjekësor Canesten 10mg/ml solucion për trajtimin e lëkurës është një antimykotik për përdorim lokal. Solucioni përmban substancën aktive klotrimazol, që vepron mbi mykun dhe mikroorganizmat e tjerë.
Canesten 10mg/ml solucion për trajtimin e lëkurës përdoret për:
- infeksionet mykotike të këmbëve (tinea pedis ose këmba e atletit) dhe të duarve (tinea manuum). Infeksioni shkakton rrjepje, çarje dhe nekrozë të lëkurës tek këmbët, duart dhe midis gishtërinjve. Lëkura tek pjesët e prekura është e çarë dhe gjithashtu mund të shfaqen kruarje, acarime dhe fryrje.
- infeksionet mykotike të lëkurës tek busti, tek gjymtyrët, tek zonat ku lëkura krijon pala (tinea corporis) dhe tek zona rrëzë kofshëve (tinea inguinalis). Infeksioni zakonisht shfaqet me pika të kuqe ovale që përhapen dhe janë më të shndërritshme në qendër.
- infeksione mykotike të quajtur pitiriasis versikolor. Ky infeksion paraqitet me formimin e njollave me nuanca më të çelura, apo më të errëta në ngjyrë të verdhë- kafe, ose rozë; mund të shfaqet humbje e pigmentit të lëkurës (depigmentim);
- infeksione bakteriale të quajtura erythrasma. Është një infeksion afatgjatë (kronik) që shfaqet me pika të kuqe në gështenjë ose rozë. Është më i shpeshtë tek zonat ku lëkura krijon pala (tek sqetullat, poshtë gjinjve ose në zonën gjenitale).
Si përdoret Canesten 10 mg/ml solucion për trajtimin e lëkurës
Zbatoni rreptësisht udhëzimet e mëposhtme gjatë përdorimit të Canesten 10mg/ml solucion për trajtimin e lëkurës, me përjashtim të rasteve kur mjeku ju këshillon ndryshe. Nëse keni dyshime, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Produkti mjekësor nuk jep rezultatet e duhura në rast se nuk përdoret në përputhje me udhëzimet.
Solucioni për trajtimin e lëkurës Canesten 10 mg/ml duhet të përdoret vetëm lokalisht duke e aplikuar mbi lëkurë (lyerje të lëkurës). Tretësira e barit të vendoset 2 deri 3 herë në ditë mbi sipërfaqen e prekur të lëkurës duke e fërkuar butësisht. Në shumicën e rasteve mjaftojnë vetëm pak pika për një sipërfaqe lëkure sa madhësia e një dore. Përpara aplikimit të solucionit, duhet të lahet dhe të thahet mirë zona e prekur e lëkurës. Kohëzgjatja e mjekimit është e ndryshueshme dhe varet nga lokalizimi dhe madhësia e sipërfaqes së prekur prej infeksionit. Për të arritur shërim të plotë, është e rëndësishme që të mos e ndërprisni trajtimin menjëherë sapo simptomat e infeksionit të jenë zhdukur.
Ju do të mund të parandaloni rishfaqjen e infeksionit në rast se vazhdoni mjekimin edhe për 2 javë të tjera pas zhdukjes së shenjave dhe simptomave klinike. Në përgjithësi simptomat zhduken: -në infeksionet mykotike të krahëve, këmbëve, të bustit, apo në ato të lokalizuara në zonat ku lëkura krijon pala: brenda 3 deri në 4 javë. -në infeksionin mykotik të quajtur eritrazma: brenda 2 deri në 4 javë. -në infeksionin mykotik të tipit pityriasis versicolor: brenda 1 deri në 3 javë.