CANESTEN*200MG 3TABL VAG
Canesten3 përdoret:
- tek femrat, për trajtimin e infeksionit të traktit të sipërm gjenital (vaginës), të shkaktuar nga myqet (nga majaja e llojit Candida) të quajtura vaginite nga Candida. Shenjat dhe simptomat e këtij infeksioni janë sekrecione të bardha si gjizë, kruarje, skuqje, enjtje dhe djegie të dhimbshme të vulvës. Mund të jetë i pranishëm dhe urinimi i dhimbshëm.
Infeksioni gjenital nga myqet e llojit Candida nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, kështu që trajtimi i partnerit kërkohet VETËM nëse shenjat dhe simptomat janë të pranishme tek ai ose nëse këshillohet nga mjeku.
Pas një diagnoze të saktë të bërë nga mjeku, ky bar gjithashtu përdoret:
- për trajtimin e infeksioneve (superinfeksioneve) nga disa baktere që janë të ndjeshëm ndaj Canesten3.
Si përdoret Canesten3
Dozimi dhe kohëzgjatja e trajtimit
Canesten3 është për përdorim vaginal (brenda në vaginë).
- Mjekimi i vaginës: për tre netë me radhë përpara se të shtriheni për të fjetur vendosni një tabletë vaginale në vaginë, siç përshkruhet tek udhëzimet në fletë-udhëzuesin e paketimit. Shenjat dhe simptomat, të shkaktuara nga infeksioni mykotik i vaginës, zakonisht përmirësohen brënda 7 ditëve nga fillimi i mjekimit (ose pas përdorimit të 3 tabletave vaginale). Nëse shenjat dhe simptomat e infeksionit nuk zhduken plotësisht, nëse rrethanat përkeqësohen ose nëse infeksioni rishfaqet, këshillohuni me mjekun tuaj. Nëse simptomat rikthehen brënda 2 muajve, këshillohuni me mjekun tuaj.