CURASEPT AFTE RAPID SPRAY DNA *15ML
Aftet janë një nga tipet më të zakonshme të lezioneve të mukozës orale. Në formimin e tyre ndikojnë disa faktore si: stresi, lodhja e tepërt mendore dhe fizike, disa alergji dhe mungesa e disa vitaminave.
Linja CURASEPT AFTE RAPID është e indikur në rastet:
- e afteve, stomatiteve aftoze ose afteve difuze
- e lezioneve të shkaktuara nga aparatet ortodontike,protezat,nderhyrjet kirurgjikale
- e infeksioneve virale, mykotike ose bakteriale
- e patologjive kronike të lidhura me ulje të imunitetit
Përmbajtja:
- Kompleksi DNA/RNA – ndihmon në rigjenerimin qelizor në zonën ku është vendosur afte
- Acid Hialuronik – redukton inflamacionin në zonë dhe ndihmon rigjenerimin qelizor
Spray këshillohet në rastet e afteve të formuara në zona pak më të vështira të gojës. Duke qënë se është në trajtë emulsioni formon një film mbrojtës në vendin e lezionit. Ndihmon në reduktimin e dhimbjes dhe pengon vendosjen bakteriale.
Indikohet më tepër në rastet e afteve, infeksioneve virale,mykotike dhe bakteriale ose në sëmundje kronike të lidhura me uljen e imunitetit.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohen 2-3 spray në zonën e dëshiruar 2 herë në ditë për 1 javë. Nuk duhet të shpëlahet dhe nuk duhet të konsumohen ushqime ose pije deri në 1 orë pas apikimit