DALERON*120MG/5ML 100ML
Shurupi Daleron përmban paracetamol, i cili frenon sintezën e prostaglandinave në sistemin nervor qëndror, për rrjedhojë lehtësohet dhimbja dhe ulet temperatura.
Për shkak të efikasitetit dhe sigurisë, paracetamoli në dozat e rekomanduara është veçanërisht i përshtatshëm për fëmijët.
Shurupi Daleron ul temperaturën që shoqëron infeksione të ndryshme bakteriale dhe virale dhe reaksionet alergjike që shoqërojnë vaksinimin tek fëmijët.
Ai lehtëson dhimbjen e lehtë deri të moderuar (dhimbje koke, dhimbje të dhëmbit) dhe dhimbjen që shoqëron plagosjen, proçedurat mjekësore apo dentare.
Doza e zakonshme për fëmijët është 10 deri 15 mg paracetamol për kg peshë trupore.
Mosha e fëmijës | Doza e vetme | |
më pak se 3 muajsh | 40mg (1.7 ml ose 1/3 të shiringës) | |
4-11 muajsh | 80mg (3.3 ml ose 2/3 të shiringës) | |
1-2 vjeç | 120 mg (5 ml ose 1 shiringë) | |
3-6 vjeç | 180 deri 240 mg ( 7.5 deri 10 ml ose 1.5 deri 2 shiringa) | |
7-10 vjeç | 240 deri 360 mg ( 10 deri 15 ml ose 2 deri 3 shiringa) | |
11-12 vjeç | 480 mg ( 20ml ose 4 shiringa) |