Flexy forte është një suplement ushqimor me Glukozaminë, Kondroitinë, Metilsulfonilmetani (MSM) Boswellia dhe vitaminë D3 që përdoret për mirëmbajtjen dhe funksionin e artikulacione. Glukozamina është amino-monosakarid , një komponent normal i të gjitha indeve, është vendosur në mukopolisaharidet, glycoproteinat dhe proteoglikanet, të cilët ndër të tjera janë pjesë përbërëse të indit kërcor dhe të lëngut sinovial.
Glukozamina u përket grupit të modifikatorëve të osteoarthritis, vepron në ngadalësimin e harxhimit të indit kërcor dhe ndihmon shërimin e tij. Ndikon në rritjen e lëvizshmërisë dhe në zvogëlimin e dhimbjeve te të sëmurët me osteoartritis.
- Glucosamina Solfato
- Condroitina
- MSM
- Boswella
- Vitamina D3
Mekanizmat e veprimit
- Stimulon prodhimin e glikoaminoglikanit dhe proteoglikanëve (njësi përbërëse të indit kërcor).
- Rrit aktivitetin e Kondrociteve
- Roli i saj është i paevitushëm për prodhimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e indit kërcor.
- Gjithashtu parandalon shkatërrimin e kolagjenit, duke zvogëluar kështu dhimbjen dhe inflamacionin rreth nyjeve në kushte të ndryshme patologjike
- Ndikon për një kohë të gjatë edhe pas ndërprerjes së aplikimit.
Indikacionet
- Sëmundjet e nyjeve artikulare, artritis, osteoartritis;
- Dëmtimet e tendineve, ligamenteve dhe të mbështjellësve të nyjeve;
- Gjatë traumave sportive;
- Sëmundje të artikulacionit temporo-mandibular.
Përdorimi: Një tabletë në ditë në vaktin kryesor



