Seti veror nga Germaine de Capuccini vjen në një çantë elegante me dizajn animal print, që kombinon në mënyrë perfekte stilin modern me prakticitetin e përditshëm. Ky set përfshin Fluid mbrojtës SPF50 me ngjyrë, i cili unifikon tonin e lëkurës ndërkohë që e mbron nga rrezatimi diellor, lufton shenjat e plakjes dhe ndihmon në parandalimin e njollave të errëta, si dhe Stick mbrojtës SPF50, ideal për zonat më delikate dhe për aplikim të shpejtë në çdo moment, edhe mbi make-up. Një kombinim i zgjuar i mbrojtjes së avancuar dhe efektit estetik, për një lëkurë të mbrojtur, të njëtrajtshme dhe plot shkëlqim gjatë gjithë ditës.
1- Fluid mbrojtes SPF50 me ngjyre
Fluid mbrojtës ndaj diellit me ngjyrë. Mbron lëkurën ndaj rreatimit diellor, ofron veprim anti rrudhë dhe parandalon formimin e njollave të errëta në lëkurë. Teksturë e lëhtë në trajtë emulsioni.
Përmban ekstrakte nga rrënja e xhinxherit i cili vepron duke:
- reduktuar plakjen e lëkurës
- qetësuar skuqjen
- rritur vetitë rigjeneruese të lëkurës
- reduktuar ndjesinë e djegies
Mbrojtës ndaj dielli në trajtë stick. Transparent, jo i yndyrshëm dhe nuk lë ndjesinë e ngjitjes. Mbrojtje e lartë për zonat më të ndjeshme të fytyrës dhe trupit. I përshtatshëm për personat që kryejnë aktivitet fizik ose në rastet kur gjendemi përballë një rrezatimi solar shumë intensive.
I përshtatshëm për përdorim në zonat delikate si: hunda, rreth syve, rreth buzëve, rreth veshëve, apo zonat specifike si: tatoo-t, nishanet dhe njollat e errëta. Mundt ë aplikohet mbi make-up.
- Mbrojtje UVA dhe UVB
- Rezistent ndaj ujit
- I sigurtë për zonën rreth syve
- Pa fragrancë
- I testuar dermatologjikisht dhe në lëkura sensitive








