Ky set ekskluziv nga Germaine de Capuccini kombinon kujdesin intensiv anti-age me teknologji të avancuar për të rigjallëruar dhe forcuar lëkurën. I dizajnuar për të reduktuar shenjat e plakjes dhe për të përmirësuar elasticitetin, ai ofron hidratim të thellë dhe një pamje më të lëmuar e më rrezatuese. Zgjidhja ideale për një ritual luksoz të përditshëm me rezultate të dukshme.
Trajtim esencial per riforcimin e lekurave mature. Rrit vetembrojtjen e lekures dhe kapacitetin riparues kundër agresorëve që shkaktojnë plakjen. Teksture fine qe e le lekurën e butë. Indikohet per lekurat mature.
Përbëresit aktive: Perfshin komplekset Zink-Glicine, RC-Advanced, aktivizuesin e kolagjenit me pasterti te larte dhe Acid Hialuronik të cilat në bashkëveprim më njëra tjetrën reduktojnë tharjen, rrudhat, humbjen e shkëlqimit, dobësinë etj.
Përdorimi: Aplikohet në mëngjes pas pastrimit të lekurës në fytyrë dhe qafë.
Retinight është formuluar për të zvogëluar të gjitha shenjat e plakjes duke nxitur rigjenerimin e qelizave nga shtresat më të thella. Ai forcon lëkurën, përmirëson strukturën dhe shkëlqimin e saj dhe minimizon rrudhat dhe vijat e holla, të gjitha ndërsa flini.
Retinal i lipozomuar eshte derivat i fuqishëm i vitaminës A, i cili nxit rinovimin e qelizave, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës dhe zvogëlon dukshëm rrudhat. Nanopolimeri HLG: Rrit efikasitetin e Retinës dhe vitaminës C, duke siguruar një përthithje 20 herë më efikase dhe ofron një efekt të zgjatur në lëkurë.
Përdorimi: Aplikoni serumin pas pastrimit dhe tonifikimit, duke e shpërndarë produktin në të gjithë fytyrën derisa të përthithet plotësisht. Gjatë natës lëkura do të rigjenerohet.
Procesi i Retinizimit:
Java 1 (Përshtatja fillestare): Aplikoni serumin vetëm dy herë në javë (çdo natë tjetër). Pastroni mirë lëkurën tuaj dhe aplikoni një shtresë të hollë në fytyrë, qafë dhe dekolte.
Java 2 (Rritje graduale): Rritni aplikimin çdo natë tjetër. Aplikoni serumin në mënyrë të barabartë.
Java 3 (Përdorim ditor): Nëse lëkura e ka toleruar mirë produktin, mund ta përdorni çdo natë pas javës së tretë për përfitime maksimale






