- Expert Lab Glycocure Intense Renewal Exfoliating Mask AHA+BHA
Maskë e fuqishme rinovuese, me një teksturë xhel, e cila e bazon veprimin e saj në një kompleks unik eksfoliantësh. Një treshe AHA (acidet alfa-hidroksi): acid glikolik, citrik dhe tartarik, një BHA (acid beta-hidroksi): acid salicilik. Një eksfoliant fizik: mikrosfera dylli, të cilat nxisin eksfolimin e plotë të shtresës së korneumit, duke përmirësuar kështu hiperkeratinizimin dhe rigjenerimin të lëkurës.
PËRFITIMET
Që në aplikimin e parë, vërehet një ndryshim i dukshëm në tonin, teksturën dhe hidratimin e lëkurës.
Në aplikime të njëpasnjëshme, lëkura shfaqet më e shëndetshme dhe e rigjallëruar, parregullsitë zbuten, kokrriza e lëkurës rafinohet, pamja fiton shkëlqim.
PËRBËRËSIT
- Acidi glikolik – Është më i fuqishmi nga acidet alfa-hidroksi për të trajtuar rrudhat e vogla, mungesën e shkëlqimit ose lëkurën e dëmtuar nga dielli.
- Acidi tartarik – Eksfoliues dhe keratolitik pasi tret keratinën e pikave të zeza. Shumë i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme dhe me akne.
- Acidi salicilik – Kryen eksfolim të butë dhe nxit rinovimin e qelizave.
SI TË APLIKONI
Aplikohet një herë në javë në fytyrë, qafë dhe dekolte me lëvizje rrethore për 2-3 minuta. Lihet për 5 minuta. Për lëkurat delikate pastrohet me një peshqir të njomë butësisht. Për lëkurat normale fërkojeni lëkurën me majat e gishtave për të hequr produktin, më pas fshijeni me një peshqir të njomë.
- Expert Lab Glycocure Hydro-Retexturizing Activator Concentrate
Redukton shfaqjen e rrudhave, pakësohen parregullsitë, rafinohet lëkura dhe përmirësohet elasticiteti. Koncentrat intensiv ri-teksturizues me një teksturë të lehtë dhe kremoze, që plotëson funksionin e tij të rinovimit qelizor me një veprim anti-plakje, superhidratues dhe rikuperues të homeostazës epidermale që do të ndihmojë në rikthimin e funksionit barrierë të lëkurës dhe do t’i japë lëkurës një pamje të rinuar.
PËRFITIMET
Redukton shfaqjen e rrudhave dhe përmirëson elasticitetin.
PËRBËRËSIT
- Acidi glikolik – Kryen një eksfolim kimik progresiv gjatë gjithë ditës dhe ofron tolerancë dhe efektivitet më të madh duke minimizuar rrezikun e acarimit.
- Faktori Natyror i Hidratimit – Rivendos nivelet e hidratimit të lëkurës për të ruajtur funksionin optimal të barrierës.
- Ekstrakti i Papainës dhe Castanea Sativa – Ata kryejnë një eksfolim delikat enzimatik.
SI TË APLIKONI
Çdo ditë, mëngjes dhe/ose natë.