GERMAINE T WHITE POWER LIGHT50+CLARIF CR50 XMASS22
Konfeksion festiv me produktet Germaine De Capuccini Timexpert White krem dhe serum.
- TIMEXPERT WHITE POWER LIGHT SERUM 50ML
Ky serum jep efekt shkëlqyes, qartësyes dhe unifikues të tonit të lëkurës.
Me kalimin e viteve lëkura e humb shkëlqimin natyral për shkak të moshës, stresit, rrezatimit diellor, pagjumësisë, duhanit, dietave ushqimore etj. Imperfeksionet dhe dëmtimi nga rrezet diellore mbeten në formën e njollave, shenjave dhe atyre që i njohim si hiperpigmentime.
PËRBËRËS AKTIVË:
- Teknologjia TRIPLE LIGHT: përmban mikrosfera diamantesh të cilat i japin shkëlqim lëkurës.
- Kompleksi qelizor D-TOX: mbron qelizat nga stresi oksidativ dhe zbut lëkurën.
- Ekstrakti i krundeve të grurit: targeton fazat e para te melanogjenezës (procesi i formimit të melazmave). Njollat e errëta reduktohen dhe lëkura fiton qartësi.
- Derivat i vitaminës C (VC-IP) me veprim antioksidant dhe nxit prodhimin e kolagjenit.
MËNYRA E PËRDORIMIT:
Aplikohet në mëngjes dhe në darkë në fytyrë, qafë dhe dekolte pas pastrimit të lëkurës.
- TIMEXPERT WHITE ANTI-AGEING CLARIFYING CREAM SPF15 – 50ML
Krem zbardhues dhe uniformizues i tonit të lëkurës, i cili përmban kompleksin qelizor D-TOX me veprim detoksifikues për qelizat. Uniformizon ngjyrën e lëkurës ndërkohë që mbron qelizat nga stresi oksidativ.
PËRBËRËS AKTIVË:
- Ekstrakti i krundeve të grurit: targeton fazat e para te melanogjenezës (procesi i formimit të melazmave). Njollat e errëta reduktohen dhe lëkura fiton qartësi.
- Kompleksi qelizor D-TOX: arrin detoksifikimin e qelizave. Largon toksinat nga sipërfaqja e lëkurës dhe ndihmon ristrukturimin e dermës. Në këtë mënyre fibrat e kolagjenit riorganiohen dhe thellësia e rrudhave reduktohet.
- Ekstraktet e lules Edelëeiss: veti antioksiduese dhe mbrojtëse për lëkurën.
- Përmban dhe filtra mbrojtës UVA dhe UVB
MËNYRA E PËRDORIMIT:
Aplikohet në mëngjes dhe në darkë në fytyrë, qafë dhe dekolte pas pastrimit të lëkurës.