ISOMAR SPRAY NAZAL ALERGJI 30ML
Ujë i detit izotonik ndihmon në pastrimin e mukozave duke lehtësuar higjienën e përditshme. ISOMAR përmban ujë deti të marrë nga një zonë e veçantë në detin Mesdhe. Sipas LEGAMBIENTE ( një ndër organizatat mjedisore më të njohura në Itali), rezervuaret ujore të Cinque Terre janë vlerësuar si ujërat më të pastra bakteriologjikisht. Isomar është produkti i vetëm në treg i çertifikuar për këtë burim.
Kriprat minerale, kalçium dhe magnesium, sulfatet dhe oligoelementët si kaliumi, hekuri, bakri, zinku dhe mangani, që ndodhen në përmbajtjen e ujit të detit, ndihmojnë në mbajtjen e homeostazës së qelizave.
Isomar në higjienën e përditshme:
- Redukton sekrecionet gjatë gjëndjeve gripale dhe të ftohtit.
- Mirëmban nivelet optimale të lagështirës në mukozën e hundës.
- Rrit aftësinë drenuese në pacientët që vuajnë nga sinuziti.
- Përmirëson frymëmarrjen gjatë natës në personat që gërhasin.
- Pastron mbetjet e gjakut pas ndërhyrjeve kirurgjikale në hundë
Përmbajtja:
- Ujë deti izotonik: parandalon proliferimin e qelizave bakteriale dhe neutralizon faktorët irritues dhe alergjizues.
- Aloe vera dhe Malva mucillage: krijojnë një barrierë mekanike mbrojtëse ndaj baktereve dhe alergjizuesve.
- Betaglukan: lehtëson skuqjen dhe hidraton mukozën me anë të vetive imunostimuluese. Ndihmon në mbajtjen më gjatë të produktit në mukozë.
- Eukaliptus: vaj esencial që dhuron ndjesi freskie dhe mirëqënie.
Zbut dhe hidraton zonat e irrituara. Parandalon dhe qetëson simptomat e gripit dhe të alergjisë. Për të rritur dhe fëmijë mbi 2 vjeç. Mund të përdoret disa herë në ditë.