MIA e linjës Korff është një nga linjat më të reja të prodhuara me mbi 98 % përbërës me origjinë natyrale. Kremi hidratant intensiv të jep menjëherë ndjesinë e komfortit dhe të freskisë. Lëkura ngelet e hidratuar, e butë dhe me shkëlqim natyral. Përmban ekstrakte fiku dhe të farave të rrushit. Për të gjitha tipet e lëkurës.
Aplikohet në mëngjes dhe /ose në darkë, në fytyrë të pastër dhe të thatë me masazhim cirkular deri në përthithje të plotë. Testuar klinikisht dhe dermatologjikisht. Testuar për 5 metalet e rënda: Nikel, kobalt, krom, paladium dhe mërkur.
Konfeksioni përmban falas xhelin për konturin e syve Mia
Xhel për konturin e syve me një teksturë të lehtë dhe të freskët. Redukton qeset poshtë syrit, zbut shenjat e lodhjes duke i dhënë syve një shkëlqim natyral. Efekti i tij mat shton rendimentin e make-up it, ndërsa aplikatori metalik jep ndjesinë e freskisë.
Përdoret në mëngjes dhe në darkë ose në cdo kohë që nevojitet një pamje më e freskët. Përmban ekstrakte fiku dhe shalqiu.