Stick mbrojtës nga dielli me SPF 50+, i krijuar posaçërisht për sporte dhe aktivitete në natyrë. Ofron mbrojtje shumë të lartë dhe performancë të qëndrueshme edhe në kushte intensive.
- Siguron mbrojtje me spektër të gjerë SPF 50+ ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke ndihmuar në parandalimin e djegieve, pigmentimit dhe foto-plakjes.
- I formuluar me Mexoryl 400, filtër i avancuar që mbron nga rrezet ultra të gjata UVA (380–400 nm), të cilat depërtojnë thellë në lëkurë.
- Projektuar për aktivitet fizik intensiv, me rezistencë shumë të lartë ndaj djersës dhe nxehtësisë; ruan efektivitetin edhe deri në 120 minuta në kushte të lagështa dhe të nxehta.
- I përshtatshëm për sporte të ndryshme si vrapimi, çiklizmi, aktivitetet në plazh, ecjet në natyrë apo ski.
- Përmban Airlicium™, që ndihmon në kontrollin e shkëlqimit dhe e mban lëkurën mat edhe gjatë djersitjes.
- Ofron përfundim mat, pa lënë gjurmë të bardha në lëkurë.
- Teksturë jo ngjitëse dhe shumë praktike për riaplikim gjatë ditës.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.
Përdorimi
Aplikoni në mënyrë të njëtrajtshme dhe në sasi të mjaftueshme përpara ekspozimit në diell. Vendoseni në fytyrë, buzë dhe zona të ndjeshme si nishane, plagë apo tatuazhe.
Riaplikoni çdo 2 orë për mbrojtje optimale. und të përdoret edhe në pjesën e pasme të duarve për të ndihmuar në parandalimin e njollave të errëta.

PHARMASEPT HYGIENIC MILD DEO ROLL ON 50ML 


