Retinoli ofron një veprim të plotë kundër plakjes së lëkurës dhe korrigjim 3D të rrudhave: redukton numrin dhe thellësinë e rrudhave, ndërkohë që përmirëson strukturën e lëkurës. Vepron mbi të gjitha llojet e rrudhave: rrudha të imta, rrudha të moshes, rrudha të mimikes, rrudha të thella ose të sapoformuara.
Përmban 88% përbërës me origjinë natyrale. Pa parfum. Me Protokollet e Lierac, çdo problem i lëkurës trajtohet me një kombinim të synuar të dy produkteve: një zgjidhje të menjëhershme dhe një zgjidhje afatgjatë. Ky krem ekspert, me përqendrim të lartë retinoli të pastër, ofron veprim global kundër plakjes dhe korrigjim 3D të rrudhave: redukton numrin dhe thellësinë e tyre dhe zbut sipërfaqen e lëkurës.
Në zemër të formulës gjendet 0.3% retinol i pastër, për veprim të përgjithshëm kundër shenjave të plakjes.
Përbërësit Aktivë Kryesorë
- Retinol i paster
I njohur edhe si Vitamina A, është një nga përbërësit më efektivë kundër plakjes së lëkurës. Ndihmon në zbutjen e rrudhave dhe vijave të imta dhe përmirëson strukturën e lëkurës duke stimuluar rinovimin qelizor dhe prodhimin e kolagjenit. - Bisabolol
Përbërës qetësues i njohur për vetitë e tij zbutëse. Ndihmon në reduktimin e ndjesive të irritimit dhe parehatisë, 100% me origjinë natyrale. - Squalane
Përbërës emolient që ushqen lëkurën dhe ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të saj, 100% me origjinë natyrale.
Përdorimi: Përdoret si trajtim për 3 muaj. Aplikojeni në mbrëmje në fytyrë, qafë dhe dekolte. Filloni me 2 aplikime në javë, për t’i dhënë kohë lëkurës të përshtatet gradualisht. Më pas mund ta rrisni përdorimin deri në një herë në ditë.










