LIERAC BODY SLIM KONCENTRAT ANTI-CELULIT 200ML
Laboratorët Lierac, pionerë në propozimin e trajtimeve për inestetizmat e celulitit, kanë përpunuar një formulim që garanton efikasitet kundër celulitit dhe tonifikim:
- WTB SYSTEMR 2% (lotus Indian – shelg i bardhë – peptid bioteknologjik): kompleks dobësues i patentuar i aftë të kushtëzojë adipocitet “e bardha” (depozituese të dhjamit) të marrin karakteristikat e adipociteve “kafe” (mobilizuese të dhjamit) duke siguruar një veprim lipolitik të përforcuar.
- LIPO-REVERSER 12,5% (kafeine aktive 10%+komplekse te glaucines 2,5%): Kafeina, substancë aktive lipolitike e njohur për aftesitë lipo-reduktuese, është përbërësi i referimit i produkteve kozmetike me veprim anti-celulit. Megjithatë, inkorporimi i kafeinës në një produkt kozmetik ka nevojë për praninë e alkoolit përqëndrimi i të cilit mund të arrijë maksimumi 5%. Kafeina ka tendencë të rikristalizohet në kontakt me lëkurën, kështu një pjesë e saj nuk përthithet dhe qëndron në sipërfaqe të epidermës, duke lënë shenja të bardha jo estetike e ndër të tjera mund të provokojë një tharje të lehtë të lëkurës.
Për të shmangur këto “pakënaqësi” Laboratorët Lierac kanë zhvilluar një kafeinë aktive të gjeneratës së re që lejon, falë lidhjes me fosfolipidet, të zgjidhë të gjitha disavantazhet e kafeinës “klasike” për të zvogëluar ndjeshëm volumin e adipociteve
Koncentarti Body-Slim ofron trajtim dobësues me veprim të tre-fishtë: kundër-celulit, kundër-relaksimit, kundër retensionit hidrik.
Përbërës aktiv:
- WTB SYSTEMR 2% (lotus Indian, shelg i bardhë dhe peptid bioteknologjik): veprim lipolitik dhe rinforcues
- Kompleks LIPO-REVERSER 12,5% (kafeinë aktive 10% dhe kompleks të glaucinës 2%): veprim lipolitik dhe tonifikues
- Ekstrakte të Sambukos 1%: veprim drenues
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet dy herë në ditë me një masazh delikat mbi zonat e interesuara (kofshë, bel dhe të pasme). Rekomandohet një aplikim për 28 ditë minimalisht.