LIERAC DIOPTIFATIGUE REVITALIZING GEL*15ML
Ndryshimet e zonës përreth syve janë të shumta e shumë të ndryshme: rrudha, borsa, rrathë e lodhje. Çdo alterim ka një shkak të justifikuar fiziologjikisht. Me respektin maksimal ndaj kësaj zone shumë delikate, produktet e linjës Diopti janë pa parfum, pa ngjyryes, paraben apo fenoksietanol dhe respektojnë pH e lotëve.
Me linjën Diopti, Lierac, prej më tepër se 30 vitesh propozon trajtimet specifike për çdo problem të zonës përreth syve.
Dioptifatigue ndihmon në reduktimin e shenjave të lodhjes duke vepruar mbi tre tipe të këtyre shenjave: sy të fryrë, të lodhur dhe zonat e hijes që shfaqen poshtë syve. Formulimi përmban edhe peptid kundër dritës blu për të mbrojtur nga dëmtimet e qelizave.
Përbërës aktiv:
- Kafeina: vepron mbi zonat e fryra e përmirëson mikroqarkullimin
- Hyalu 2: efekt tek sytë e lodhur
- Vitamina C: efekt mbi zonat e hijes, veprim hidratues
- Peptid kundër dritës blu: veprim mbrojtës ndaj dëmtimit qelizar të zonës rreth syve për shkak të ekspozimit ndaj dritës
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në mëngjes dhe në darkë me një masazhim të lehtë në zonën përreth syve.