LIERAC DIOPTIPOCHE SMOOTHING GEL *15ML
Ndryshimet e zonës përreth syve janë të shumta e shumë të ndryshme: rrudha, borsa, rrathë e lodhje. Çdo alterim ka një shkak të justifikuar fiziologjikisht. Me respektin maksimal ndaj kësaj zone shumë delikate, produktet e linjës Diopti janë pa parfum, pa ngjyryes, paraben apo fenoksietanol dhe respektojnë pH e lotëve.
Me linjën Diopti, Lierac, prej më tepër se 30 vitesh propozon trajtimet specifike për çdo problem të zonës përreth syve.
Dioptigel ndihmon të riforcojë lëkurën duke i rikthyer elasticitetin dhe forcën. Borsat në sy mund të shfaqen në rastet e plakjes të parakohshme të lëkurës të shka- ktuar veçanërisht nga degradimi i fibrave të elastinës e të kolagjenit në këtë zonë duke provokuar lëshimin e lëkurës dhe rrudhat e para. Edema përgjegjëse për fryrjen e pelpebrës së poshtme është drejtpërdrejt e lidhur me humbjen e tonicitetit dhe rezistencës së kësaj zone.
Përbërës aktiv:
- Kompleks ristrukturues te Alchemila,Edera,Equiseto 25%: stimulon biosintezën e fibrave të kolagjenit dhe elastinës
- Ekstrakte Kamomili 4,5%: anti-inflamator dhe qetësues
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në mëngjes dhe në darkë në zonën përreth syve me mollëzat e gishtave duke goditur lehtë deri në përthithjen e plotë.