LIERAC EXFOLIATING MASK 75ML
Maskë eksfoliuese Lierac është e përbërë me ingredientë 98% me origjinë natyrale. Maska eliminon papastërtitë në lëkurë, zbut teskturën e saj dhe i jep shkëlqim. Kompleksi i prebiotikëve marinë ndihmon në ruajtjen dhe përforcimin e mikrobiomës natyrale të lëkurës. E pasur me Kaolinë me efekt purifikues.
Tekstura e saj kremoze e lë lëkurën të purifikuar, të butë dhe me shkëlqim.
E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave dhe ato sensitive.
Produkt vegan dhe i testuar dermatologjikisht.
Principet aktive:
Kompleks prebiotik me veprim përforcues dhe ushqyes për mikrobiomën natyrale të lëkurës:
- Ujë deti i pasur në minerale esenicale për mikrobiomën e lëkurës.
- Alga jeshile dhe kafe të pasura me sheqerna dhe aminoacide të cilat çlirojnë karbon dhe nitrogjen të nevojshme për ushqyerjen e mikrobiomës.
- Sheqerna që ndihmojnë në ruajtjen e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e mikrobiomës.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet 1 ose 2 herë në javë në lëkurë duke shmangur zonën e syve në 2 mënyra:
- Si scrub – masazhohet në lëkurë të njomur dhe shpëlahet.
- Si maskë – lihet 5 minuta në lëkurë dhe shpëlahet