LIERAC LUXURY BOX PREMIUM KREM SOYEUSE + YEUX + SERUM
Linja PREMIUM, sinonim i performancës dhe i cilësisë së lartë, ju ofron femrave zgjidhje anti-age të ekselencës që bashkojnë risinë, efektshmërinë dhe kënaqësinë, duke korrigjuar të gjitha shenjat e kohës: rrudha, linja të holla, humbje të tonicitetit, të densitetit, nevojën për hidratim. Janë trajtime të frymëzuara drejtpërdrejt nga zbulimet e fundit të mjekësisë estetike, që nisen nga njohuri gjithnjë e më të zhvilluara në gjenetikë dhe në fiziologjinë e lëkurës.
Duke përfituar nga tekstura sublime, të gjitha këto trajtime përmbajnë acid hialuronik në solucion, përbërësi aktiv i referimit në fushën e trajtimit të rrudhave të thella, dhe një përzgjedhje unike të ekstrakteve të luleve të zeza të rralla dhe të çmuara.
- Orkidea e zezë: efekte kundër-radikaleve, ushqyese dhe anti-age
- Trëndafili i zi: efekte detoksifikuese dhe lëmuese
- Vaj i lulëkuqes së zeze: efekte të larta ushqyese
Ky krem me veti te jashtëzakonshme ushqyese dhe antioksiduese vepron në dermë duke tendosur rrudhat e shprehisë dhe duke mbushur rrudhat e thella. I përshtatshëm për lëkurë normale në mikse.
Kremi i syve siguron një efekt anti-rrudhë, anti-rrathë e anti-borsa të përforcuar.
Serumi riaktivizon enzimën e rinisë e cila është e aftë të riparojë dhe mbrojë ADN e dëmtuar për të përmirësuar energjinë e qelizave dhe favorizuar rigjenerimin.
Përbërës aktiv kremi:
- Solucion acidi hialuronik i paster 5%: mbush rrudhat, lëmon dhe hidraton lëkurën
- Ekstrakte të luleve të zeza të rralla e të çmuara (Lulëkuqe, Trëndafil, Orkide) 3,5%: antioksiduese, ushqyese, hidratuese.
- Kompleks B-Relaxor (Argirelina e Genisteina) 5%: tendos rrudhat e sipërfaqes dhe mbush rrudhat e thella.
- Kompleks ushqyes (Gjalpë karite, NMF,Glicerine) 17%.
Përbërës aktiv serum:
- Solucion acidi hialuronik i paster 10%: mbush rrudhat, lëmon dhe hidraton lëkurën
- Ekstrakte të luleve të zeza të rralla e të çmuara (Lulëkuqe, Trëndafil, Orkide) 3,5%: antioksiduese, ushqyese, hidratuese.
- Mikrokapsula vegjetale të patentuara 5%:
- Ekstrakt vegjetal të Scutellarias: stimulon sintezën e enzimave të rinisë
- Ekstrakt vegjetal të Sassifraga stolonifera: mbron ADN nga rrezet UVB
- Acid ferulik i ekstraktuar nga bula e orizit: mbron ADN nga rrezet UVA
Përbërës aktiv kremi për sytë:
- Solucion acidi hialuronik i paster 10%: mbush rrudhat, lëmon dhe hidraton lëkurën
- Ekstrakte të luleve të zeza të rralla e të çmuara (Lulëkuqe, Trëndafil, Orkide) 3,5%: antioksiduese, ushqyese, hidratuese.
- Kompleks B-Relaxor (Argirelina e Genisteina) 10%: tendos rrudhat e sipërfaqes dhe mbush rrudhat e thella.
- Ekstrakte boronice (të pasura me flavonoide e antociane): veprim mbrojtës vaskular dhe anti-inflamator
- Ekstrakte boronice (të pasura me flavonoide e antociane): veprim mbrojtës vaskular dhe anti-inflamator
- Agjentë kamuflimi e pigmente reflektues të dritës: zbusin të gjitha imperfeksionet
Mënyra e përdorimit:
Kremi aplikohet në mëngjes për një ndjesi komforti dhe mbrojtje optimale, në darkë për të rregulluar e rigjeneruar lëkurën.
Kremi pë zonë rreth syve aplikohet me masazhe të lehta nga këndi i brendshëm në atë të jashtëm të syrit.
Serumi Premium aplikohet në mëngjes dhe/ose darkë në fytyrë e qafë