Maska Kundër Skuqjes është formuluar për të qetësuar dhe hidratuar lëkurën e ndjeshme. Brenda vetëm 10 minutash, ajo redukton dukshëm skuqjen dhe ndjesinë e shtrëngimit, duke i rikthyer lëkurës komfortin, butësinë dhe ekuilibrin.
E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurë të ndjeshme, reaktive dhe me prirje ndaj skuqjes. Formula përmban 96% përbërës me origjinë natyrale dhe është pa aromë, për tolerancë të lartë edhe nga lëkura më e ndjeshme. Tekstura xhel-krem e butë dhe mbështjellëse ofron ndjesi freskie dhe rehatie menjëherë pas aplikimit.
Me Protokollet Lierac, çdo problem i lëkurës trajtohet në mënyrë specifike përmes kombinimit të dy produkve:
- Një zgjidhje të menjëhershme, për lehtësim të shpejtë – Maska
- Një zgjidhje afatgjatë, për veprim të vazhdueshëm dhe parandalues – Serumi
Kjo maskë përfaqëson një trajtim SOS qetësues, që nënkupton një ndërhyrje të menjëhershme kur lëkura përjeton skuqje, irritim, ndjesi djegieje ose shtrëngimi dhe ka nevojë për rehati të shpejtë. E formuluar posaçërisht për lëkurë të ndjeshme, reaktive ose të prirur ndaj skuqjes, maska:
- Lehtëson menjëherë ndjesinë e parehatisë dhe tensionit
- Siguron hidratim intensiv
- Redukton dukshëm skuqjen brenda 10 minutash
- Pas vetëm një aplikimi, lëkura është dukshëm më e qetë, më e butë dhe e ushqyer.
Përbërësit aktivë kryesorë
- Bisabolol 100% me origjinë natyrale – Përbërës aktiv i njohur dhe i vlerësuar nga dermatologët për vetitë e tij qetësuese dhe anti-irrituese. Ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe qetësimin e irritimeve.
- Squalane 100% me origjinë natyrale – Përbërës multifunksional që ushqen lëkurën dhe ofron komfort të menjëhershëm, duke ndihmuar në ruajtjen e elasticitetit dhe butësisë.
- D-Panthenol (Provitamina B5) – Ndihmon në ruajtjen e nivelit optimal të hidratimit dhe kontribuon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.
Përdorimi: Aplikojeni në fytyrë në një shtresë gjysmë të trashë, duke shmangur zonën përreth syve. Lëreni të veprojë për 10 minuta, më pas hiqni tepricën me një pambuk. Mund të përdoret gjithashtu si maskë nate, duke u lënë të veprojë gjatë gjithë natës.
Për rezultate optimale, rekomandohet përdorimi i kombinuar me Zgjidhjen Afatgjatë të Protokollit Kundër Skuqjes: Serumin.

FREZYDERM BABY CREAM*175ML
PHYTOCOLOR 5.3 LIGHT GOLDEN BROWN - Boje flokesh pa amoniak 








