LIOTON 100.000*GEL 50G
Për këmbë të lehta dhe të shëndetshme
Lioton® gel është një preparat farmaceutik, në trajtën e xhelit, për përdorim të jashtëm, që përmban heparinë. Ai është i vlefshëm, kur përdoret i vetëm ose sëbashku me trajtimin sistemik, në ato gjendje të sëmura, me natyrë inflamatore ose traumatike, të cilat përfitojnë nga veprimi lokal antieksudativ, antiedematoz, antikoagulant dhe disinfiltrant i tij.
Lioton® gel falë vetive të tij ka një fushë të gjerë përdorimi, kryesisht në trajtimin lokal të patologjive inflamatore të venave, në kushtet e mjekësisë së sëmundjeve të brendshme, kirurgjisë vaskulare, traumatologjisë apo ortopedisë.
Toleranca, si lokale ashtu edhe e përgjithshme, është shumë e mirë.