Garza okulare ngjitëse sterile e Presteril është e projektuar posaçërisht për mjekimin dhe mbrojtjen e zonës okulare. Ajo përmban ngjitës hipoalergjik të gjeneratës së re dhe formë anatomike, të cilat sigurojnë vendosje të saktë dhe qëndrueshmëri optimale gjatë përdorimit.
Falë ngjitësit inovativ të stabilizuar me teknologji UVC dhe materialit TNT ,qe lejon ajrosjen dhe përshtatet me konturet e fytyrës, garza është e butë për lëkurën, redukton rrezikun e irritimeve dhe garanton rehati dhe mbrojtje të lartë.
E paketuar individualisht dhe e sterilizuar, garza okulare është menjëherë e gatshme për përdorim, duke ofruar siguri, higjienë dhe lehtësi aplikimi.
Karakteristikat
- Sterile dhe njëpërdorimshme
- Hipoalergjik
- Testuar dermatologjikisht
- Përmasa: 6,5 × 9,5 cm
- Paketim: 10 copë
Përdorimi: Para përdorimit, lani duart me kujdes. Hapni paketimin steril dhe vendosni garzën okulare mbi syrin e mbyllur, duke e pozicionuar saktë në zonën përkatëse. Shtypni lehtë anët për të siguruar një fiksim të qëndrueshëm. Zëvendësoni garzën sipas nevojës ose sipas këshillës së personelit mjekësor.



