Tapat e veshit prej dylli Presteril mbrojnë nga zhurmat e ambientit, përfshirë edhe ato të dëmshme mbi 85 dB, duke krijuar kushtet e duhura për gjumë, përqendrim ose relaksim. Janë gjithashtu të përshtatshme për not, falë aftësisë për të mbrojtur kanalin e veshit nga uji.
Të prodhuara nga dyll, të buta dhe të formueshme, ato mbrojnë kanalin e veshit në mënyrë delikate. Përshtaten mirë në kanalin e veshit dhe qëndrojnë në vend edhe gjatë gjumit, pa rënë dhe pa shkaktuar shqetësim. Janë të përshtatshme si për të rritur, ashtu edhe për fëmijë.
Tapat e veshit janë të ripërdorshme nëse mbahen të pastra dhe në gjendje të mirë. Pas përdorimit, pastrojini me sapun të butë dhe ujë të ngrohtë, dhe lërini të thahen në temperaturë ambienti.
Karakteristikat
- Lehtësisht të formueshme
- Të përshtatshme për kanale dëgjimi të ndjeshme
- Karakteristika:
- Mbeshtjellje me pambuk 100% natyral
- Mbrojnë nga ndotja akustike dhe ambientale
- Mbrojnë nga uji
Përdorimi:
- Para përdorimit, lani dhe thani mirë duart, kanalin e jashtëm të veshit dhe lëkurën përreth tij.
- Hiqni pambukun që rrethon tapën dhe ngrohni dyllin duke e përpunuar lehtë mes duarve, derisa të zbutet.
- Formoni tapën në formë cilindrike (të zgjatur) dhe vendoseni në kanalin e jashtëm të veshit, duke futur fillimisht pjesën më të hollë.
- Modeloni pjesën e tapës që mbetet jashtë kanalit të veshit, duke e përshtatur me formën anatomike të veshit, në mënyrë që të mbyllë mirë hapjen dhe të izolojë zhurmat.


