Tani në cilësinë e njohur organike
Për mbi 40 vjet ne kemi studiuar vetitë e mrekullueshme të qumështit të gjirit dhe mënyrën se si ushqen dhe zhvillon fëmijën. Aptamil® Organik 1 është krijuar me qumësht organik duke ndërthurur
shkencën me natyrën. Me vajra bimorë, pa vaj palme.
Kur përgatitni Aptamil® Organik 1, ndiqni me kujdes udhëzimet për përdorim. Përgatitja dhe ruajtja e në mënyrën e gabuar mund të çojë në probleme shëndetësore përmes rritjes së mikrobeve të padëshirueshme. Përgatiteni ushqimin para çdo vakti dhe ushqejeni bebin menjëherë. Mos e ripërdorni ushqimin e mbetur. Lani duart dhe sterilizoni të gjitha mjetet. Mos e ngrohni ushqimin me qumësht në mikrovalë (rrezik nga mbinxehja).
HAPI 1
Zieni ujin e pijshëm dhe lereni të ftohet në 40 ° C, hidhni 2/3 e sasisë së kërkuar të ujit në shishe.
HAPI 2
Përdorni lugën që gjendet brenda kutisë dhe sheshojeni pluhurin tek niveluesi. Mos e ngjeshni ose shtoni pluhurin.
HAPI 3
Derdhni sasinë e kërkuar të pluhurit në shishe. Vendoseni lugën matëse në mbajtësin e lugës.
HAPI 4
Mbylleni shishen. shtoni sasinë e mbetur të ujit të pijshëm dhe tundeni menjëherë, fort dhe vërtikalisht për 10 sekonda derisa pluhuri të jetë tretur.
HAPI 5
Ftoheni nën ujë te rrjedhshëm. Përdoreni ushqimin menjëherë dhe Kontrolloni temperaturën e ushqimit (rreth 37 ° C)