Për rritjen optimale, zhvillimin dhe shëndetin e foshnjave, Milupa mbështet rekomandimin e OBSH-së për ushqyerjen ekskluzive me gji deri në moshën 6 muajshe, ushqyerjen e vazhdueshme me gji dhe ushqime plotësuese të sigurta e të përshtatshme, deri në moshën dy vjeç. Përdorimi i produktit nga 6 muaj e lart duhet të bëhet në konsultim me mjekun.
Udhëzime përdorimi
Për shëndetin e foshnjës suaj, gjithmonë ndiqni udhëzimet me kujdes. Përdorimi ose përgatitja e gabuar mund të dëmtojë shëndetin e foshnjës suaj. Përdorni një tas dhe lugë të pastër.
- Shtoni 18 g (afërsisht 4-5 lugë gjelle) drithëra Milupa në një tas të pastër.
- Shtoni 182 ml qumësht gjiri ose qumësht formulë të përshkruar nga mjeku juaj.
- Përzieni për 1-2 minuta për të arritur qëndrueshmërinë e kremit. Ju lutemi përgatitni drithërat të freskëta dhe mos ripërdorni sasinë e mbetur. Mbajeni paketën të mbyllur fort, në një vend të freskët dhe të thatë, por jo në frigorifer. Ruajeni produktin nga ndotja. Përdorni gjithmonë lugë të thatë për të marrë produktin. Përdoreni brenda 3-4 javësh pas hapjes.
* 1 racion = 18 gramë drithëra me 182 ml qumësht gjiri ose qumësht formulë
Përbërësit:
Përbërësit: Drithëra 98% (miell orizi organik 59%, miell tërshëre integrale 39%), pluhur luleshtrydheje organike, vitamina (Mononitrat Thiamin)etj.
Alergjenë: Gluten
Vlerat ushqyese në 100 g/Për racion
Energji kJ 1687/827; kcal 399 /197; Yndyrna g 3.4/ 6.4; nga te cilat: të ngopura g 0.70 / 2.7; Karbohidrate g 79/ 29 nga të cilat: sheqerna g 1.8/ 15; Fibra g 4.8/ 2.0; Proteina g 11/ 4.5; Kripë g 0.01/ 0.11; Vitamina: Tiaminë (B1) mg 0.88/ 0.25; Minerale: Natriumi mg 5.7/ 43