MISTER BABY PASTA PROTTETIVA 12% ZnO – 75ML
Lëkura e bebit në lindje apo edhe gjatë vitit të parë të jetës ka veçori fiziko-kimike të ndryshme nga lëkura e një të rrituri. Struktura dhe funksioni i saj nuk e ka përfunduar akoma zhvillimin dhe maturimin. Kjo moshë nuk e ka të mundur të krijojë barrierën natyrale mbrojtëse të filmit hidrolipidik. Për këtë arsye lëkura e bebit është ekstremisht delikate dhe e ndjeshme ndaj faktorëve kimikë, fizikë apo agjentëve të mjedisit, të cilët shkaktojnë irritime dhe tharje të lëkurës.
Mister Baby, me eksperiencën në fushën e mirëmbajtjes së lëkurës sjellin një formulë të pasuruar me elementë që ruajnë shëndetin dhe hidratojnë lëkurën. Një linjë e kompletuar me produkte specifikisht të krijuara për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit natyral të lëkurës së bebit. Linja përmban produkte me veti mimetike dhe stimulues ndaj Faktorit Natyral Hidratues (FNH). Falë FNH me 7 përbërës, lëkura ruan hidratimin, parandalon tharjen dhe ruan ekuilibrin fiziologjik. Produktet nuk përmbajnë alkool, paraben, fenoksietanol, SLS, ngjyrues dhe kanë aromë pa alergjizues.
Përbërës të FNH:
- Glicerinë: krijon barrierë mekanike që parandalon vullimin e produktit duke rritur kohën e veprimit të përbërësve.
- Laktat natriumi: zbut dhe lëmon lëkurën
- Trehalose: veprim mbrojtës ndaj stresit oksidativ
- Serinë e Glicinë: aminoacide që forcojnë lidhjen midis indeve, duke e bërë lëkurën më të butë dhe elastike
- ZnPCA: lagështues dhe antibakterial ideal për mbrojtjen e lëkurës nga agjentët mikrobikë
- Proteina orizi: krijon film mbrojtës që i jep lëkurës mbrojtje dhe hidratim
Mister Baby krem i cili mbron në mënyrë delikate lëkurën e bebit. Efekt hidratues falë pëmbajtjes së kompleksit FNH7, përgjegjës për mbajtjen e ujit në lëkurë në vlera optimale. Përmban oksid zinku 12%, i cili krijon një barrierë gati fiziologjike, për mbajtjen e lëkurës së thatë edhe në kontakt me pelenën e lagur. Prania e një polimeri adsorbues, me efekt zbutës, përmirëson mbrojtjen duke e lënë lëkurën të butë, pa skuqje dhe irritime.