MULTIGO SCIROPPO 100ML
Shtesë ushqimore me përmbajtje poleni,tërshëre dhe fier,të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
I domosdoshëm në ndërrimin e stinëve dhe gjatë veprimtarive sportive.
PERBERESIT:
- Tërshërë ,
- fier ,
- ekstrakte të polenit,
- antioksidante
MENYRA E PERDORIMIT:
5 ml në mëngjes dhe 5 ml mbasdite.
Produkti duhet të tretet në ujë ose në lëngje frutash.
Tunde mirë para perdorimit.
Poleni:përmban proteina ,vitamina,aminoacide,yndyrna ,karbohidrate ,enzima ,kripëra minerale dhe hormone .
Poleni është një ekstrakt proteinash i përbëre nga 8 aminoacide esenciale për njeriun.
Në formë të lirë permban 20 nga 22 aminoacidet.
Çdo granulë poleni përmban 35% glicide, që së bashku me oligoelementet dhe vitaminat i japin energji dhe rivitalizojnë organizmin.
Substancat yndyrore janë të nevojshme për mirëqënien e organizmit.
Përmbajtja vitaminoze që poleni përmban mbulon nevojat e organizmit për të gjitha vitaminat .
Kriprat minerale të F,Na,Mg,Ca,Si,Mn,Fe,K,Cr,Zn,Cu janë të pranishme.
Kompleksiteti dhe shumëllojshmëria e komponenteve të saj e bëjnë polenin një komplement dietik të nevojshëm për kurimin dhe parandalimin e një numri të madh patologjish si anemia ,arterioskleroza,asthenia reumatisma,fraxhilitetin kapilar,kolitin ,depresionin ,diabetin ,reniën nga pesha ,kapsllekun dhe variçet.
Për sa u përmend deri tani ,poleni mund të konsiderohet një alternativë natyrale e multivitaminave dhe multimineraleve të sintetizuar.
Tërshera:Është nje fond karbohidratesh ,i pasur me fibra të cilat furnizojnë organizmin me energji për një kohë të gjatë pa shkaktuar rënie të glicemisë .
Ndër të gjitha drithërat tërshera është më e pasur me proteina(12.6-14.9%) ,sidomos e pasur me acid linoleic.
Përmban fibra të tretshme të cilat rregullojnë oreksin ,rregullojnë funksionimin e zorrëve si dhe peshën trupore .
Tërshera është shumë e pasur me shume lysine .
Është një ushqim i përshtatshëm ,i ushqyeshëm dhe riekuilibrues edhe për vegjetarianët.
Ka efekt tonifikues ,energjetik dhe riekuilibrues.
Fieri:Stimulon nxitjen e oreksit si dhe zhvillimin e muskujve.
Është i rekomandueshëm në rastet me kequshqyerje ,anemi dhe brishtësi infantile.
Të gjitha këto veti janë të lidhuar me pranine e kriprave minerale të Fe,Mg,Mn,Cu,vitamina B6,thiaminë dhe riboflavina ,vajra vegjetale etj.