NAFAZOLINE SPRAY
Indikacionet terapeutike
Dekongjestionant (çlirues) i hundës gjatë rinitit dhe faringitit akut kataral, rinitit alergjik, sinuzitit akut.
Përbërja
1 ml solucion përmban:
Përbërës aktiv: nafazoline nitrat 1 mg.
Dozimi
Pika në hundë
Të rriturit: 2-3 pika në secilën vrimë hunde, 2-3 herë në ditë
Spraj në hundë
Të rriturit: 1-2 spraj në çdo vrimë hunde, 2-3 herë në ditë.
Popullsia pediatrike
Medikamenti është i kundërindikuar në fëmijët nën moshën 12 vjet.
Ndiqni me kujdes dozën e rekomanduar. Një dozë më e lartë e produktit madje edhe kur merret lokalisht dhe për një periudhë të shkurtër kohore mund të shkaktojë efekte serioze sistemike.
Në mungesë të përgjigjes së plotë terapeutike, brenda pak ditësh, konsultohuni me mjekun. Në çdo rast, trajtimi nuk duhet të vazhdojë për më shumë se një javë.