NUXE HUILE PRODIGIEUSE FLORALE *100ML
Produkti ikonik i NUXE me shtatë vajra të çmuar 100% botanikë tani prezanton një version të ri me një aromë delikate lulesh.
Ky vaj hidratues ka të njëjtën teksturë vaji të thatë dhe të njëjtin efektivitet në trup, fytyrë dhe flokë.
Veprimi i tij anti-oksidues, efekti “mburojë kundër ndotjes” dhe efekti i tij në zvogëlimin e shfaqjes së strijave e bëjnë atë aleatin tuaj të përditshëm. Cilësia e saj e paimitueshme e vajit të thatë shoqërohet me një aromë të freskët lulesh për një moment të ri kënaqësie.
Ky vaj i thate eshte i formuluar me 7 vajra 100% bimore:
- Vaji hidratues Tsubaki
- Vaj Argani me veti riparuese
- Vaji Makadamia me veti ushqyese
- Vaj zbutës Borago
- Vaj hidratues Camellia
- Vaj lajthie me veti mbrojtëse
- Vaj bajame me veti zbutëse
Pa përbërës të deriavuar nga kafshët.
Aromë delikate grejpfrut, manjolë dhe myshk.
Udhëzime mbi përdorimin
Përdoreni Huile Prodigieuse® Florale gjatë gjithë vitit, dimër ose verë, në fytyrë, flokë dhe trup.
Aplikohet në fytyrë me masazhe të lehta duke u nisur nga qendra drejt konturit të fytyrës. Mund të kombinohet me kremin tuaj të përditshëm duke i shtuar këtij të fundit disa pika vaji.
Në trup, Huile Prodigieuse Florale masazhohet me lëvizje rrethore. Këshillohet të aplikohet mbi shpatulla, dekolte, këmbë dhe mbi strija.
Në flokë, Huile Prodigieuse Florale aplikohet mbi majat e flokëve për t’i ushqyer ato, sidomos flokët e thatë. Për një hidratim më të thellë, aplikojeni në flokë një ose dy herë në javë si një maskë për 10 minuta para shampos.