OLIVOS GOAT MILK LIQUID SOAP *450ML
Sapuni i lëngshëm “Olivos Goat Milk” largon shenjat e plakjes për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit alfa-hidroksid dhe acidit laktik. Acidi laktik ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe i jep asaj një pamje më të butë dhe të freskët. Shtojini sapunin “Olivos Goat Milk” rutinës suaj të përditshme për një lëkurë më të shëndetshme dhe gjithmonë të shndritshme. Eliminon shfaqjen e njollave në duar. Do ta ndjeni butësinë e lëkurës që në larjen e parë. Është i përshtatshëm për heqjen e grimit, pastrimin e fytyrës dhe kujdesin e përditshëm ndaj saj.
Falë proteinave që përmban qumështi i dhisë, ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe me vetitë e tij hidratuese, zgjat aromën natyrale të qumështit. Sapuni i lëngshëm me qumësht dhie, i ndërthurur me vajin e ullirit ekstra të virgjër ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe lë për një kohë të gjatë ndjesinë e mëndafshtë në të.
Qumështi i dhisë konsiderohet si më i përafërti me qumështin e nënës, i cili është mjaft i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës. Vitaminat A, C, D, E dhe B, së bashku me përbërësit e tjerë, hidratojnë lëkurën dhe lejojnë ushqyesit që të depërtojnë në të, duke reduktuar irritimet.
100% organike dhe vegane.
Pa ngjyrues, pa sulfate, pa paraben, pa gluten.
Hipoalergjike.
Jo e testuar ne kafshe.