PHYTOKERATINE SPRAY 150ML
Spray riparues termoaktiv dhe termoriparues për flokë të dëmtuar që këputen. Në çdo krehje, flokët rigjejnë forcën dhe butësinë dhe krehja shndërrohet në një gjest trajtimi. Trajtimi ekspres Phytokeratine rindërton me efikasitet strukturën e brëndshme të flokëve të dëmtuar, duke i mbrojtur në të njëjtën kohë nga nxehtësia dhe këputja gjatë krehjes. Të mbrojtur intensivisht dhe të thjeshtë për tu krehur, flokët bëhen me rezistentë, të mëndafshtë dhe të disiplinuar. Spray ofron riparim dhe termo-proteksion në temperaturë 200°C.
Përbërës aktiv:
- Keratina vegjetale dhe acidi hialuronik të injektuar në qëndër të fibrës sigurojnë rindërtimin e strukturës së flokut dhe një përqindje hidratimi optimale.
- Ekstrakti natyral termoaktiv i yun zhi, nën efektin e nxehtësisë, fuqizon efikasitetin riparues të formulës duke e izoluar në thellësi keratinën vegjetale.
- Ceramidet lëmojnë fijen e flokut dhe mbushin mikro-lezionet.
Mënyra e përdorimit:
Në flokë të larë, të lagur dhe të tharë, sprucojeni në gjatësinë e flokut dhe në maja. Proçedoni me krehjen e zakonshme, krehjen me tharëse apo piastrimin. Pa shplarje. Përdoret edhe në flokë të tharë për të lehtësuar krehjen.
Përdoreni përpara çdo piastrimi apo krehjeje me tharëse.