Termogel është një jastëk praktik me përmbajtje xheli, i projektuar për të ofruar terapi me të ngrohtë ose me të ftohtë, në varësi të nevojave terapeutike. Produkti është i përshtatshëm për përdorim familjar, i sigurt dhe i lehtë për t’u përdorur.
Terapia me të ngrohtë: Aplikimi i nxehtësisë ndihmon në reduktimin e tensionit muskular dhe përmirësimin e qarkullimit lokal të gjakut. Rekomandohet për përdorim në raste të:
- kontraktimeve muskulare
- dhimbjeve muskulare
- dhimbjeve reumatizmale
Për përdorim, jastëku mund të ngrohet në ujë të valuar ose në mikrovalë, duke ndjekur udhëzimet e sigurisë.
Terapia me të ftohtë: Aplikimi i të ftohtit kontribuon në reduktimin e inflamacionit, enjtjes dhe dhimbjes. Indikohet në raste të:
- traumave akute
- hematomave të vogla
- tendosjeve muskulare
- djegieve të lehta
- gjakderdhjeve sipërfaqësore
- inflamacioneve të lëkurës
- pickimi nga insektet
- dhimbjeve të kokës dhe dhimbjeve dentare
Për terapinë me të ftohtë, jastëku duhet të vendoset në frigorifer ose ngrirje përpara përdorimit.

MEDIPRESTERIL RRJETË TUBULARE ELASTIKE PËR KËRTHIZËN E BËBES X 4 COPE - P0186
MEDIPRESTERIL ANKERPLAST WATERPROOF MIX X 20 COP - PM217
CHICCO SCOVOLINO 3IN1 - furçë për larjen e biberonave
MEDIPRESTERIL GARZA TNT (10CM X 10CM) X 100 COPE – P0237 
