Termogel është një jastëk praktik me përmbajtje xheli, i projektuar për të ofruar terapi me të ngrohtë ose me të ftohtë, në varësi të nevojave terapeutike. Produkti është i përshtatshëm për përdorim familjar, i sigurt dhe i lehtë për t’u përdorur.
Terapia me të ngrohtë: Aplikimi i nxehtësisë ndihmon në reduktimin e tensionit muskular dhe përmirësimin e qarkullimit lokal të gjakut. Rekomandohet për përdorim në raste të:
- kontraktimeve muskulare
- dhimbjeve muskulare
- dhimbjeve reumatizmale
Për përdorim, jastëku mund të ngrohet në ujë të valuar ose në mikrovalë, duke ndjekur udhëzimet e sigurisë.
Terapia me të ftohtë: Aplikimi i të ftohtit kontribuon në reduktimin e inflamacionit, enjtjes dhe dhimbjes. Indikohet në raste të:
- traumave akute
- hematomave të vogla
- tendosjeve muskulare
- djegieve të lehta
- gjakderdhjeve sipërfaqësore
- inflamacioneve të lëkurës
- pickimi nga insektet
- dhimbjeve të kokës dhe dhimbjeve dentare
Për terapinë me të ftohtë, jastëku duhet të vendoset në frigorifer ose ngrirje përpara përdorimit.

GOLAPIOL SPRAY PROPOLI 15ML
TRISOL LULESHTRYDHE 20 BUSTINA
VICHY LIFTACTIV SUPREME P NORMALE/MIXE 50ML 

