QuVital CoQ10 përmban koenzimë Q10 në formë ujore, e cila karakterizohet nga një biodisponueshmëri deri në 4 herë më e lartë krahasuar me format e tjera të koenzimës Q10.
Përqendrimet më të larta të koenzimës Q10 në organizëm gjenden në zemër, veshka dhe mëlçi. Faktorë si stresi, dieta ushqimore e varfër ose jo e balancuar dhe përdorimi i statinave ndikojnë negativisht në nivelet e koenzimës Q10 në organizëm. Mungesa e saj lidhet me ulje të energjisë dhe shqetësime të ndryshme shëndetësore. Për këtë arsye, rekomandohet që suplementimi me koenzimë Q10 të fillojë që pas moshës 30 vjeç.
Produkti është i përshtatshëm për vegane dhe vegjetarianë dhe nuk përmban gluten apo xhelatinë.
Indikohet për:
- persona që ushtrojnë aktivitet fizik dhe sportiv
- persona mbi moshën 50 vjeç
- atletë
- persona që janë në terapi me statina (medikamente që ulin nivelin e kolesterolit në gjak)
Përdorimi: Rekomandohet marrja e 1 kapsule në ditë. Kapsulat duhet të konsumohen rregullisht për periudha më të gjata kohore, në mënyrë që përfitimet për organizmin të jenë optimale. Mos e tejkaloni dozën ditore të rekomanduar

SCHOLL SPUGNA ABRASIVA 
Tab-300x300.jpg)




